Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Të shtënat me armë në Shkodër, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi Nelson Mema, duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Nelson Mema.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.

Related posts

Zjarr në katin e dytë të hotel “Rozafa” në Shkodër…

EMRI/ Humb tragjikisht jetën 65 vjeçari, ra në kanalin me ujë në Vukatanë…

Kupa “Agim Tafili” në Çiklizëm, etapa e parë/ Flavio Venomi i Vllaznisë i pari për Junior dhe Veliaj Tirana për Elitë…