Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Mbeturinat mbushin brigjet e lumit Kir/ Banorët: Ky fenomen vijon prej vitesh…

Lumi Kir rrezikon të humbasë gjithçka nga natyrshmëria e tij. Mbeturinat urbane dhe inerte kanë pushtuar brigjet e ketij lumi veçanërisht në zonat periferike të qytetit të Shkodrës. Banorët e fshatit Kuç në njësinë administrative Guri i Zi thonë se depozitimi i mbetjeve pranë brigjeve të lumit Kir është një fenomen që vijon prej vitesh, dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë.Hedhja pa kriter e mbeturinave në brigjet dhe shtretërit e lumenjve shihet edhe si një nga faktorët që ndikojnë në dëmtimin e argjinaturave dhe erozionin e tokave në zonat e Nënshkodrës.

Related posts

Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale…

Duka: Me tre stadiumet e reja do të jemi vendi më i mirë në rajon për…

Sinani ‘anashkalon’ Egnatian: Vllaznia shkon në finale, ‘luftojmë’ në dy fronte…