Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Dukagjin/ Përfundoi bashkë me mjetin në humnerë 3 ditë më parë, ndërron jetë shoferi te ‘Trauma’!… 

Ndërron jete në Spitalin e Traumës në Tirane Gjelosh Rushaj i cili u aksidentua të enjten e 6 korrikut në Dukagjin. Gjelosh Rushaj ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit.

Teksa po kthehej me kamionçinën e tij, ai humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë.

Ai u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.

Tregjeditë duket se e kanë përndjekur familjen Rushaj. Në nëntor të vitit të kaluar, viktima humbi të vëllanë Pjetër dhe nipin Jason Rushaj të cilët u përpinë nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.

Kujtojmë se Pjetër Rrushaj kishte lënë Anglinë për të investuar në Shqipëri dhe ishte një biznesmen i njohur në zonë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kishte marrë fëmijët, djalin dhe vajzën dhe ishte nisur për në Bogë për të parë nëse 2 shtëpitë që kishte në pronësi me të vëllanë, kishin pësuar dëmtime. Moti i keq u mori jetën babë e bir ndërsa vajza shpëtoi mrekullisht. Rrjedha e madhe e ujit në vendin e quajtur në vendin e quajtur “Grykë Lugje” ia pamundësoi që të vijonte më tej rrugë. Për pasojë i ka thënë vajzës që të shkonte në banesën më të afërt të kërkonte një kavo për të nxjerrë makinën e ndërsa qëndroi pranë makinës me të birin. Por ky moment ka rezultuar fatal, pasi janë marrë nga rrjedha e furishme e ujit.

Related posts

Spahia në rajonin nr. 3: programi ynë është alternativa e duhur dhe e vetmja për Shkodrën…

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor në rrugën “Dragushej”…

Nis puna në aksin Velipojë- Shëngjin/ Banorët e fshatit Rrjoll: Shpresojmë që të ketë ndikim pozitiv në turizëm…