Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Të shtënat me armë në Shkodër, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi Nelson Mema, duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Nelson Mema.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.

Related posts

Bardh Spahia takim me banoret e Fermentimit: 4 vitet në vazhdim do të sjellin transformim të plotë të këtyre zonave…

Kandidon nën siglen e Legalitetit, Valbona Quku Lisha kërkon voten e bashkëqytetarëve për këshillin bashkiak Shkoder…

Rama: Rritja e pagave bëhet në 2 hapa brenda 1 viti! Njëra bëhet tani dhe tjetra në buxhetin e vitit të ardhshëm…