Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Fitoi zgjedhjet për Bashkinë Vau Dejës, Kristian Shkreli mesazh falenderimi…

Të dashur banorë të Vau Dejës❤️

Me votën tuaj i dhatë vlerë triumfit të lirisë, dinjitetit njerëzor, dhe shëmbullit për të shkuar përpara✅

Dua të falenderoj secilin prej jush, që me vullnet të plotë më besuat për t’i dhënë Vau Dejësit hijeshinë që meriton🤝

Përulem ndaj çdo banori të Bushatit, Hajmelit, Vig-mnelës, Temalit, Shllakut dhe Vau Dejës 🤝!

Shtabi elektoral, i kryesuar nga të rinjët ishte pa dyshim nisja më e mirë drejt këtij rezultati! Sot i them FALEMINDERIT secilit prej tyre🤝

Ekspertë të fushave të ndryshme, ata që i dhanë vlerë hartimit të një programi që u mirëprit nga çdo banorë i Vau Dejësit!

Secilit prej aktorëve politik që më propozoi, besoi dhe më mbështeti! Duke nisur nga Kryetari aktual i Bashkisë Vau Dejës Mark Babani, e deleguara e Qarkut Znj. Elisa Spiropali, aleati yne, miku i të gjithëve Tom Doshi dhe Kryeministri i vëndit Edi Rama🤝

Mirënjohës për suportin më të madh që marr çdo ditë, mbështetjen e pa kushtëzuar të familjes🙏

Përqafime për secilin prej jush❤️

Nga sot nis ndryshimi, në rrugën e përbashkët për Vau Dejësin tonë😍

Fitorja është e juaja, e gëzofshim të gjithë bashkë✅

Related posts

Tritol makinës së Ndrecës, Koka: Ngjarja të mos relativizohet, është atentat i pastër për eliminim…

Çelet sezoni turistik në Velipojë, Spahia: Do të jetë një sezon i mbushur me aktivitete dhe që do të shënojë bum turistësh…

Vuante dënimin e gjykatës belge, lirohet Safet Bajri…