Shkodra Post
AktualitetSport

Gurishta ‘paralajmëron’ Tiranën: Në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve

Vllaznia dhe Tirana do të luajnë “klasiken” e Shqipërisë ditën e nesërme, e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Në konferencën për shtyp, kapiteni i kuqebluve, Erdenis Gurishta, u shpreh se skuadra nuk duhet të ketë frike përballë bardhebluve dhe se gjithashtu ky ishte viti i fundit me Vllazninë në kontratë.

“Nuk isha mësuar ta shikoja nga tribuna. Ishte ndeshja e parë ë mungoja këtë sezon për shkak kartonësh. Gjithsesi rikthehem për ta ndihmuar ekipin dhe për të marrë atë që të gjithë kërkojnë.

Afrimi i trajnerit të ri vjen në një moment që jemi nga fundi i kampionatit. Dhe nuk është e lehtë që vjen një trajneri i ri dhe të fusë idetë e tij te skuadra.

Më vjen mirë që ekipi e ka kuptuar idenë e trajnerit për lojën dhe kjo është shumë pozitive, sepse në seanca stërvitore ka shumë optimizëm. Trajneri i ri nuk ka nevojë për më shumë komplimente. Duhet të tregojmë realisht se sa vlen ky trajner.

Në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve. Janë ndeshje që si tifozët në tribunë, si lojtarët në fushë që kanë kënaqësi ta luajnë, është një ndeshje që nuk ka favorit. E vendosin episodet. Ai ekip që gabon më pak e fiton ndeshjen.

Nesër nuk do shihen ato 11 pikët diferencë, besoj se është një diferencë shumë e madhe, nesër do e tregoj fusha nëse ajo diferencë është reale apo jo.

Unë jam një djalë i motivuar, jo vetëm unë por gjithë ekipi. Duhet të jemi të përqendruar që të përballemi me të gjitha ato episodet që na shfaq ndeshja. Tirana është ekipi më i mirë i momentit. Nuk është kot në krye të tabelës. Ka sulmin më të mirë, por realisht ne nuk i kemi frikë.

Tre ndeshjet e kaluara kundër Tiranës kemi marrë dy fitore një barazim. Kështu që realisht nuk duhet të kemi frikë, por duhet të futemi në fushë me besim dhe përqendrim. E vetmja zgjidhje është tre-pikëshi.

Sigurisht që është një javë vendimtare. Ne kemi objektivat tonë, si në kampionat, si në Kupë. Duhet të realizojmë objektivat minimal që është Kupat e Europës. Duhet ta realizojmë nga kampionati, pastaj është edhe Kupa. Të përfundojmë ndeshjen me Tiranën, pastaj të mendojmë për Kupën.

Kërkoj nga tifozët që të vijnë në stadium, sepse ne realisht kemi nevojë për ata. E dinë shumë mirë rëndësinë e ndeshjes dhe uroj që në fund të ndeshjes t’ia shpërblejmë dhe të festojmë. Jam shumë i përqendruar te ky kampionat.

Të arrijmë objektivat. Është viti i fundit me Vllazninë. Kontrata ime mbaron në maj. Do mbaroj këtë kampionat dhe pas kësaj do ulemi e të flasim”, u shpreh Gurishta.

Related posts

Bordi i transparences ndryshon çmimin e karburanteve…

Besëlidhja basket përgatitet për festë. Lezhjanët në pritje të titullit të parë historik

Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale…