Shkodra Post
AktualitetSport

Mirel Josa tregon si fitohet ‘klasikja’

Mirel Josa është ndër të paktët që jo vetëm i ka drejtuar të dyja, por edhe ka fituar me të dyja, madje edhe ka vuajtur me këto skuadra. Por kur e pyet se kush e fiton ndeshjen Vllaznia-Tirana, atëherë ai është i qartë: “Skuadra që është më e qetë në aspektin psikologjik.

Kur drejtoja shkodranët Tiranës i morëm 7 pikë në tri ndeshje, por futbolli nuk është shkencë ekzakte”, thotë trajneri ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Si një ish-futbollist, si një njeri që jeton me futbollin, çfarë është për historinë e sportit në Shqipëri, Vllaznia-Tirana?

Është një nga përballjet që ka prodhuar gjithmonë futboll të mirë, futboll kërkues, futboll kreativ. Dhe, kjo sepse të dyja skuadrat kanë pasur shumë cilësi brenda tyre, si individuale dhe kolektive. Madje, jo vetëm në këtë periudhë, por edhe gjatë kohës që unë kam luajtur futboll.

Vazhdon kështu edhe tani, apo jemi pak nostalgjikë dhe mendojmë se atëherë ishte më ekzaltuese dhe më e ndier…?

Për mendimin tim kanë ndryshuar pak gjërat me kohën kur kam luajtur unë. Atëherë ka qenë cilësia brenda skuadrave, sepse luaje me një tjetër dëshirë, luaje me një tjetër impenjim. Në atë kohë, skuadrat kanë pasur më shumë lojtarë që përfaqësonin qytetin e tyre.

Për Vllazninë luanin shkodranë dhe për Tiranën, tiranas, pra lojtarë që kanë dalë nga akademitë e këtyre dy skuadrave. Ndërsa tani, situatat kanë ndryshuar. Mund të them se lojtarët janë të fokusuar më shumë te të mirat që do të marrin nga klubet e tyre.

Një gjë që më bën përshtypje është se kanë ndryshuar tifozëritë e të dyja skuadrave. Këto, në kohën që ne kemi luajtur, kanë pasur marrëdhënie shumë më miqësore sesa në këto 4 – 5 vitet e fundit. Gjatë këtyre viteve ka ndryshuar shumë raporti i këtyre dy tifozërive, qoftë Tiranës apo Vllaznisë.

Mos ndoshta ka ndryshuar dhe Shqipëria në tërësi…?

Po, po, Shqipëria ka ndryshuar. Ka ndryshuar shumë Shqipëria, por jo futbolli. Futbolli nuk ndryshon…(qesh).

Si e shihni këtë ndeshje? Për cilën skuadër është më e rrezikshme?

Kur unë kam drejtuar Vllazninë jemi ndeshur tri herë me Tiranën. Kemi luajtur në të tjera kushte nga këto që do të luajnë tani, por ama i kemi marrë 7 pikë dhe nuk na kanë mundur asnjëherë.

Related posts

Bardh Spahia: Me banorët e grupseksionit 1/3 ku vemendja e treguar ka qënë maksimale…

Ura e re mbi lumin Buna/ Ratifikohet zyrtarisht marrëveshja Rama-Abazoviç skema e financimit…

“Kush e ka kërkuar eliminimin tuaj fizik?” Kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: Atentati ndaj meje, akt politik!