Shkodra Post
Lajmi i FunditPolitikë

Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Bardh Spahia, ndjek finalen e vajzave U-18 në basketboll

Kandidati për deputet i PD në Qarkun Shkodër, Bardh Spahia, ndjek finalen e vajzave U-18 në basketboll.

Përmes një postimi, Spahia shkruan: Një finale plot emocione mes Vllaznisë U-18 dhe Tiranës, që e ndoqa me shumë kënaqësi mes tifozerisë shkodrane në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Edhe pse ky derbi i basketbollit u fitua nga vajzat bardheblu, Vllaznia dëshmoi shpirt gare dhe talenti i vajzave kuqeblu premton për të ardhmen e këtij sporti.

Përgëzime të dy ekipeve për lojën e bukur, urime Tiranës për fitoren dhe një falenderim i veçantë për presidentin e Federatës së Basketbollit, mikun tim Avni Ponari.

Related posts

LISTA/ KQZ: Të gjobiten 20 kryebashkiakë, përdorën burimet publike për fushatë

Mbytet një 20 vjeçar në plazhin e Velipojës…

Bardh Spahia perkujton 30 vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit te dytë në Shkodër…