Shkodra Post
AktualitetSport

Ernest Gjoka: Vllaznia po vuan më shumë seç duhet. Nuk është veç ajo që shohim, por janë dhomat e zhveshjes

Ernest Gjoka mbylli aventurën e tij në Arabi dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri ku po shijon pushimet. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ish-trajneri i Superiores ka analizuar kampionatin shqiptar, skuadrat e Superiores si edhe është ndalur te e ardhmja.

Finalja e Kupës? Ishte e pritshme dhe pse janë të vështira sepse është punë interpretimi. Ajo që ka bërë më mirë është Egnatia pasi ka lojtarë me shumë cilësi dhe po bën mirë në kampionat. Ishte e vështirë sepse kishte rezultat të barabartë por nga Vllaznia pritej më shumë. Duhej të ishte në garë për titull. E meritoi Egnatia dhe bëri shumë mirë.

Vllaznia? po vuan më shumë seç duhet se ne si Vllazni bëjmë gjithçka. Duhet të jetë më pragmatiste dhe të jetë me reale në kampionat. Duhet të ishte më e fortë në Kupë. Është vështirë të analizohet nga jashtë. Nuk është veç ajo që shohim por janë dhomat e zhveshjes. Kam parë Vllaznia që mundohet të jetë e bukur por jo rezultative. Futbolli modern është pragmatist dhe jo i bukur. Fundi duhet të jetë me trofe.

Egnatia? Me daljen në finale, me cilësinë dhe me anën psikologjike. Nuk ka shumë eksperiencë por ka cilësi dhe me ardhjen e Duamenës e Kasës, ka cilësi. Nuk ka fanellë të rëndë por ka peshë të rëndë si skuadër.

Teuta-Tirana? Kur fiton 3-0 nuk ndodh asgjë tjetër. Tirana nuk është skuadër që pëson 4 gola.

Derbi? Kampionatin sivjet nuk e kam ndjekur shumë por është i fortë dhe dy skuadrat që duan të dalin kampion kanë nga 8 humbje dhe kjo është unike. Janë dy skuadra për një titull. Nëse i shohim me kujdes, Partizani është në moment të mirë psikologjik dhe me skuadër të plotësuar.

Disavantazhi është që Partizanit i duhet patjetër ndeshja dhe kjo e bën të gabojë. Tirana ka disavantazh humbjen e lojtarëve në një pikë kyçe të sezonit dhe bëhet e vështirë. Jemi një kampionat modest dhe nuk kemi shumë cilësi. Ato 2 që kemi duhet t’i mbajmë mirë.

Hasani është një nga më të mirët në kampionat dhe i mungon. Mungon Hila që ka krijuar profil në mesfushë por edhe një mbrojtës si Behiratçe. Është Abazaj si aset i futbollit shqiptar por i dëmtuar. Avantazhi i Tiranës është që janë të qetë dhe nëse janë dinakë, luajnë për dy rezultate. Me barazim Tirana do të rrijë 2 pikë para por në këtë kampionat dilet kampion me gjysmë pike më shumë.

Titulli, Europa e mbijetesa? Lufta është e plotë. Egnatia ka dsa pikë që i japin garanci por nga ana matematikore vendi i tretë është i hapur. Do të jetë luftë e fortë. Edhe më e fortë do të jetë për vendet e fundit dhe ky kampionat nuk të le të marrësh frymë sepse lufta për kampionat, kupë e rënie nga kategoria. Do të shohim gjëra të bukura këto javë por nuk mund të japim verdikt.

Kampion? Nuk e themi dot. Po them se Partizani fiton këtë javë por ka 3 javë të vështira. Edhe Tirana nëse fiton ka 3 javë të vështira. Derbi është hap madhor drejt titullit dhe jo përfundimtar.

Edlir Tetovës iu dha besim por iu hoq, erdhi Duro dhe iku. Skuadra po rritet. Egnatian e kam parë me cilësi por jo me stofin e kliderit, është skuadër e organizuar por jo si Tirana e Partizani sepse kanë vite eksperiencë. Shpresoj të vazhdojnë kështu. Duhet edhe e ardhmja.

Kastrioti? Është modeste. Ka dhënë maksimumin. Ai që erdhi pas Çelës nuk arriti të bëjë asgjë. Çela më duket si vëllai binjak i Kastriotit që vjen i jep një dorë sa herë ka nevojë.

Skuadra surprizë? Prisja Vllazninë dhe nuk mund të anashkaloj Kukësin që në dekadën e fundit i ka dhënë ngjyrë dhe ka qenë xhaketë e rëndë për futbollin shqiptar. Nuk i shkon Kukësit kjo lufta për mbijetesë.

Flamurtari? Kam 10 vite që kam ikur nga Flamurtari kur sollëm Kupën e fundit. Më vjen keq sepse ka pasur probleme. I duhet Superligës një ekip si Flamurtari sepse nëse ka 4-5 ekipe relikë në Superiore, është Flamurtari një ndër to. Duhet Apolonia, Dinamo, Skënderbeu. Trajnerët e huaj i marrim për eksperiencë dhe jo për lojëra. Gazeta Panorama u kënaq me sherrin e tyre, kultura braziliane e italiane. Harruan për çfarë janë. Flamurtari i duhet Superligës dhe më vjen shumë keq. Lufta nuk ka mbaruar. Mund ta arrijë ndoshta.

Karriera? Për momentin jam pushim. Erdha nga një eksperiencë e madhe në Arabi. Është treg i madh dhe donte që klubi të mbijetonte. Ishim 18 trajnerë nga e gjithë bota. Vetëm 2 shqiptarë ishim atje, unë dhe Cikalleshi. U bënë 3 vjet që nuk jam në Superligë. Janë bërë shumë ndeshje në Europë e Ballkan apo Arabi. Mund të vijë një moment që një ekip të ketë nevojë për këtë eksperiencë.

Do të pranoja oferta. Jam trajner i dalë nga Superiorja dhe eksperiencën që e marrim duhet ta sjellim në Shqipëri. Këtë përvojë që po marrim duhet ta sjellim.

Kukësi? Çdo gjë mund të ndodhi. Shkoj kudo që ka vizion dhe ambicie për të arritur diçka më lart”, u shpreh trajneri Gjoka. /panoramasport

Related posts

Kristian Shkreli e çel diten me video nga punimet për pikën e grumbullimit të fruta-perimeve…

Policia e shkodres arreston dy përsona, dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë…

Arrestohen dy shkodranë, po transportonin 13 klandestinë të paligjshëm…