Shkodra Post
AktualitetEkonomiLajmi i Fundit

Ibrahimaj: Paga minimale 40 mijë lekë të reja nga 1 prilli…

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri sot të ditur se qeveria ka vendosur rritjen e pagës minimale. Sipas Ibrahimajt, paga minmale do të rritet nga 34 mijë lekë që është aktualisht në 40 mijë lekë.

“Sot Këshilli i Ministrave mori disa vendime të rëndësishme sa i përket fushës së pagave. Sot u mor vendimi për përcaktimi i pagës minimale i cili në bazë të vendimit shkon nga një nivel prej 34 mijë lekë që është aktualisht në nivelin 40 mijë lekë. Është shumë e rëndësishme të theksojmë se gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të pagave, ku për 9-mujorin për vitin 2022 pagat mesatare për sektorin privat janë rritur me 12.3%”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo vuri në dukje se që nga 1 prilli punëdhënësit dhe punëmarrësit si të sektorit privat dhe publik duhet të zbatojnë vendimin, që do të reflektohet në fillim të muajit maj kur punonjësit do të tërheqin pagën e tyre.

“Rritja që sot u miratua në mbledhjen e qeverisë është prej 6 mijë lekësh bruto dhe është në nivel prej 17.6 për qind më e lartë se sa paga që aktualisht është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit publik ashtu edhe sektorit privat. Pra, çdo punëmarrës dhe punëdhënës do të jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, që do të thotë që në pagën që punonjësi që do të marrë në muajin maj do të jetë e reflektuar kjo rritje”, theksoi ministrja Ibrahimaj.

Related posts

“Në Finlandë, si nënkampione bote, më ofruan një ‘Benz’ që s’e pranova, kurse në Shkodër, kur lashë sportin, një libër të Enverit dhe ‘Axhustator i dalluar’…”/ Dëshmia e legjendës së mundjes…

“Me shëndet Pashkën!”, Kristian Shkreli uron katolikët: Mbështetja juaj është motivim dhe forcë për të bërë më të mirën…

PKK Muriqan/ Tentuan të dilnin nga vendi ynë, me sasi lënde narkotike cannabis sativa, me vete, arrestohen 2 shtetas…