Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Ferma në Malësi të Madhe, model i biznesit familjar…

Marjan Çutaj, në fshatin Pjetroshan, të Malësisë së Madhe, ka ngritur një model të biznesit familjar në bujqësi, me grurë dhe bimët mjekësore që kultivon në një sipërfaqe prej 22 hektarë tokë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në rubrikën “Njerëzit e Bujqësisë” solli rrëfimin e Marjanit, 35 vjeçarit nga Malësia e Madhe, si shembullin aktual të njerëzve të punës që i janë rikthyer tokës së tyre, duke ngritur aktivitete që gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre.

Marjani tregon se, kultivon 12 hektarë me grurë dhe 10 hektarë me bimë mjekësore.

“Kam 15 vjet që merrem me bujqësi, punoj familjarisht me tokën në çdo proces, që ne përgatitjen e tokës për mbjellje, kujdesin për bimën, korrjen, ruajtjen, shitjen e çdo fazë tjetër që kërkon prodhimi”, shprehet Marjani.

Ai thotë se “bujqësia është një profesion që ka dinamikë, ka lodhje, por kur shikon që puna lulëzon, të kënaqet shpirti”.

Në Malësinë e Madhe, kultivimi i bimëve mjekësore është kthyer në një aktivitet shumë fitimprurës për fermerët e zonës. Kjo zonë ka potenciale të mëdha të prodhimit cilësor të bimëve mjekësore që janë shumë të kërkuara për eksport në tregjet e huaja.

Related posts

Një nxënës godet me karrige kokës mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”…

Tom Doshi takim me strukturat: “Bashkinë Shkodër do ta fitojë Benet Beci”…

RTSH Sport zgjedh ndeshjen e Superiores për të transmetuar sot