Shkodra Post
AktualitetSport

Leksione për futbollin nga Kosova, tifozët pushtojnë rrugët për të pritur në radhë për… një biletë

Futbolli është sporti më i ndjekur në të gjithë botën, por duket se në vitet e fundit edhe sportet e tjera kanë arritur të fitojnë terren ndaj tij.

Basketbolli mesa duket po i bën konkurencë të fortë lojtarëve në fushën e blertë, teksa loja në parket po tërheq gjithmonë e më dhumë tifozë në shkallët e stadiumit.

Leksione të vërteta për futbollin na vijnë nga Mitrovica. Dhjetëra tifozë janë mbledhur për të pritur në radhë për të marrë një biletë për të parë sfidën mes Trepçës dhe Pejës.

Biletaria hapej në orën 11-të , ndërsa tifozët pushtuan rrugët disa orë më parë për të zënë radhën.

Një “çmenduri” nga Mitrovica që i jep një “goditje” të fortë futbollit, me këtë të fundit që krenohet si sporti më i njekur nga sportdashësit. /newsport.al

Related posts

Spahia takim në Zogaj: I garantova se do të jem në krah të tyre dhe do të kërkoj zgjidhje për këto shqetësime të ngritura…

I vuri tritol oficerit të policisë 3 vjet më parë, pranga 32-vjeçarit në Shkodër. (EMRI)…

Spahia: Njësitë tregtare në zonën e Rusit janë një kontributor i rëndësishëm për ekonominë e shumë familjeve shkodrane…