Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Bardh Spahia: Me Alba Alishanin në A2CNN folëm për 14 Majin, Betejën e Shkodrës…

Bardh Spahia, kryebashkiaku aktual i bashkisë Shkodër, i cili garon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 majit, në emër të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, prezantoi në “Debat” platformën e tij politike.
Ndërsa foli për punën e bërë nga ai në këtë një vit gjatë së cilit ka qenë në detyrë, Spahia hodhi poshtë edhe akuzat për “një mendësi të mbyllur” të bashkisë Shkodër për të bashkëpunuar me pushtetin qendror. Përkundrazi, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Shkodër tha se nga viti 2015 deri në 2022 janë 92 projekte të prezantuara nga bashkia te institucionet qendrorë, por siç deklaroi ai, vetëm katër prej tyre kanë marrë mbështetje.
“Vetëm vitin e fundit u prezantuam 50 projekte të tjera. Janë dërguar për financim dhe nuk kemi asnjë reagim sot e kësaj dite nga ana e institucioneve,” shtoi Spahia. Kryebashkiaku i Shkodrës theksoi se ai vetë dhe administrata e bashkisë janë të hapur për çdo iniciativë kur bëhet fjalë për të mirën e komunitetin.
Por, cili është vizioni i Spahisë për 14 majin? Ne kemi vënë si fokus të prioriteteve tona katër kolona kryesore: Shkodra me zhvillim të qendrueshëm si domosdoshmëri për të ndikuar në përmirësimin e klimës ekonomike. Uljen në minimumin e lejuar për taksën e biznesit…Shkodrën inovative. Shkodra turistike, një bashki që ofron nivelet më të larta të turizmit malor. Turizmi është motori kryesor i ekonomisë së qytetit. Dhe së katërti, Shkodra me shërbime cilësore.”
Ndërsa, i pyetur nëse ndihet i intimiduar nga fakti që kundërshtari i tij në zgjedhje, Benet Beci i PS-së, ka mbështetjen e qeverisë, Spahia thotë se Shkodra prej 10 vitesh tashmë është mësuar që t’ia dalë e vetme.

VIDEO: https://fb.watch/kinRBjO9OD/?mibextid=cr9u03

Related posts

Kristian Shkreli: “Me Zemer nga Bushati”, banorët premtojnë votën për PS…

Incidenti i rëndë para fushatës, hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës…

Tano Banushi “emblema” e humorit shqiptar…