Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci Në tryezën për zhvillimin urbanistik dhe infrastrukturën e qytetit dhe gjithë territorit të Bashkisë Shkodër, me arkitektë, inxhinierë, ndërtues…

Në tryezën për zhvillimin urbanistik dhe infrastrukturën e qytetit dhe gjithë territorit të Bashkisë Shkodër, me arkitektë, inxhinierë, ndërtues e përfaqësues të grupit të interesit. Kënaqësi që takimi u zhvillua edhe me pjesmarrjen e kolegut prej gati 10 vitesh dhe tani edhe mikut, Z.Jesus Hernadez,.

Ai është arkitekti, me të cilin kam bashkëpunuar prej shumë vitesh për shumë projekte në Shqipëri e në Shkodër, si Marubi, Shiroka dhe një sërë projektesh të tjera që presin të realizohen, si projekti i hyrjes së Shkodrës.

Hernandezin e ndjejmë edhe mik të afërt të Shkodrës dhe njohës të mirë të qytetit për kontributin e dhënë ndër vite.Kam paraqitur një program ambicioz për infrastukturën dhe zhvillimin urban të gjithë qytetit e bashkisë. Ështe një paketë e madhe projektesh transformuese e cila, e di shumë mirë nga përvoja, mund të arrijë të bëhet realitet vetëm me bashkëpunimin e profesionistëve më të mirë.

Është e rëndësishme me u përgatitë për një valë të rëndësishme punësh që do kërkojnë matje, studime, projektim e mbikqyrje. Derën e Bashkisë për bashkëpunim do të jetë e hapur. Mungesa e zhvillimit në Shkodër ka pasë shumë të këqija, por të paktën ka pasë të mirën që (deri diku, me gjithë gabimet) nuk janë bërë ndoshta dëme të pariparueshme në pëlhurën urbane, në Shkodër dhe Velipojë. Por tani është koha për një hap tjetër për të vënë në punë këto resurse me një mentalietet të zhvillimit të qëndrueshëm.

#shkodraepara#shkodrapozitive

Related posts

Benet Beci letër publike punonjësve të Bashkisë Shkoder…

Kristian Shkreli: Për herë të parë Hajmeli do fitohët nga Rinia që e don zhvillimin e Vau Dejësit…

Humbja me Laçin, trajneri i Bylisit: Ne luajtëm, Laçi bëri golat. Nëse duhet ta paguaj unë faturën e…