Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci me banorët e Fermentimit: Atyre i duhet një bashki që punon fort e në krye të saj kryetari që si zot shtëpie…

Te Fermentimi. Gjithë çfarë thonë qytetarët, nevojat që ata kanë, kërkesat që parashtrojnë, nuk janë premtime për t’u bërë në fushatë. Janë punët e përditshme të bashkisë, që duhen bërë pa asnjë justifikim. Shkodranët nuk kanë nevojë më për ankesa, eçejake letrash nga një zyrë të tjetra.

Atyre i duhet një bashki që punon fort e në krye të saj kryetari që si zot shtëpie, merr punët në dorë dhe i del zot familjes së tij. Ndaj shoh në sy secilin prej jush, e shtrëngimet e duarve janë fjala që i japim njëri-tjetrit, për Shkodrën, që për ne është mbi çdo gjë.

#shkodraepara #shkodrapozitive

Related posts

Benet Beci e çel diten me falenderim për çdo qytetar që kanë arritur të ruajnë shtëpitë karakteristike shkodrane…

Media RTVE e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive të Kalasë Rozafa.

Të shpallur në kërkim për transport të emigrantëve ilegalë, arrestohen 2 persona në Tiranë dhe Shkodër