Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Rama letër kryebashkiakëve: S’ka shpenzime për fushatë, PS do mbjell fidanë në bashkitë e vendit…

Partia Socialiste, pak ditë më parë njoftoi se nuk do të zhvillojë një fushatë elektorale me takime mavive duke shmangur shpenzimet e tepërta. Kursimin e parave nga fushata përmes ndryshimit të strategjisë, socialistët do i përdorin për të mbledhje fidanë në bashkitë ndryshme të vendit.

Duket se kjo ide është bërë realitet, ku vetë kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër kryetarëve të bashkive për këtë bashkëpunim, ku t’i njoftojnë për zonat se ku është e nevojshme që të mbillen këto pemë.

Në letër thuhet se PS nuk do të shpenzojë për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit dhe ato para do i jap për mbjelljen e pemëve.

“Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, po për t’i dhuruar peme bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë.

Kësisoj, duke filluar nga data 11 prill, Partia Socialiste dëshiron të zhvillojë përveç aktiviteteve te tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë tuaj.

Për sa më lart, duke shpresuar se ju do ta pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme te mbjelljeve, si edhe të sigurohemi për përgatitjen e nevojshme e truallit për t’u mbjellë.

Ju faleminderit paraprakisht

Edi Rama”, thuhet në letër.

Letra i ka shkuar edhe Bashkisë Shkodër, e vetmja që drejtohet nga një kryebashkiak opozitar, Bardh Spahia.

Related posts

Çfarë po ndodh me arbitrat? Pas Jorgjit, FSHF i bën dalje dhe një tjetër gjyqtari

Shtëpitë karakteristike të Gjuhadolit/ Ende në gjendje të mjerueshme, banorët kërkojnë ndërhyrje…

Qëlloi me armë banesën në Shkodër, arrestohet në Krujës 49-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)