Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

“Nuk ishte kërcënim, donin ta eleminonin”, eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi Ndrecën nga shpërthimi me tritol…

Eksperti i Sigurisë Fation Softa ka reaguar për shpërthimin me tritol në makinën e kreut të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës,  Benard Ndreca, mëngjesin e ditës së sotme.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai tha se ky është një akt i paprecedentë ndërsa theksoi se Ndreca ka shpëtuar për faktin se tritoli ishte vendosur në krahun e pasagjerit dhe jo të shoferit,.

Gjithashtu ai shtoi se personat që fshihet pas këtij atentati kanë dashur eleminimin e Ndrecës dhe se shpërthimi me tritol nuk ka qenë thjesht një kërcënim.

“Ky është një akt i paprecedentë. Vendosja e eksplozivit në makinën e një personi qoftë ky pjesë apo jo e politikës është një akt makabër. Hetimi duhet të zhvillojë dhe një nga pistat mund të jenë pikërisht zgjedhjet.

Fatmirësisht vendosja e eksplozivit në krahun e pasagjerit e ka ruajtur Ndrecën, pasi po të ishte në krahun e shoferit dëmi do të ishte i drejtpërdrejt. Shpërthimi ka qenë më anë të lëvizjes dhe jo me telekomandë.

Fakti që lënda plasëse ka shpërthyer në momentin që ka  hipur personi, kanë qenë të  interesuar për eleminimin e Ndrecës. Kërcënim do të ishte nëse makina do të shpërthente para se Ndreca të futej në makinë”- tha ai.

Related posts

Benet Beci: Mirëmëngjes me pamjen 3D dhe pamjen reale të Muzeut “Marubi”…

Trajneri i Vllaznisë: Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte. Por, nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes

Policia e Lezhës arreston 41 vjeçari nga Shkodra, i drejtori pistoletën efektivëve…