Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci uron mirëmëngjes me pamjet e Moleve të përfunduara në Liqenin e Shkodrës…

Molet në bregun e Liqenit të Shkodrës, tashmë kanë përfunduar. Një projekt i rëndësishëm në kuadër të shfrytëzimit të këtij pellgu ujor të përbashkët me Malin e Zi, pritet të ketë ndikimin e tij në turizëm.

Ka qenë kandidati për kryetar i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili mëngjesin e sotëm, pasi ka uruar mirëmëngjes shkodranët, i ka konsideruar të përfunduar molet në Liqenin e Shkodrës.

Mirëmëngjes me molet e përfunduara në Liqenin e Shkodrës!!”, shkruan Beci, i cili ka publikuar edhe një foto nga molet, ku shihen edhe disa mjete lundruese afër tyre.

Related posts

Kristian Shkreli: Kosmaçi, bastioni i të majtës! Më entuziast se kurrë për fitorën tonë…

EMRAT/ I kishte dhënë banesën me qira, Petrit Vuksani dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri nga familjari i tij

Sherr mes të rrinjve në Shkodër, plagosen 3 vetë, njëri në gjendje të rëndë…