Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci uron mirëmëngjes me pamjet e Moleve të përfunduara në Liqenin e Shkodrës…

Molet në bregun e Liqenit të Shkodrës, tashmë kanë përfunduar. Një projekt i rëndësishëm në kuadër të shfrytëzimit të këtij pellgu ujor të përbashkët me Malin e Zi, pritet të ketë ndikimin e tij në turizëm.

Ka qenë kandidati për kryetar i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili mëngjesin e sotëm, pasi ka uruar mirëmëngjes shkodranët, i ka konsideruar të përfunduar molet në Liqenin e Shkodrës.

“Mirëmëngjes me molet e përfunduara në Liqenin e Shkodrës!!”, shkruan Beci, i cili ka publikuar edhe një foto nga molet, ku shihen edhe disa mjete lundruese afër tyre.

Related posts

95 vjet nga dita e shpalljes se Mbreterise Shqiptare. 1 shtator 1928 – 1 shtator 2023…

Shkodër, 48 vjeçari i jep fund jetës me armën e gjahut/ Policia: Po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes…

Spahia në rajonin nr. 3: programi ynë është alternativa e duhur dhe e vetmja për Shkodrën…