Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Autoambulanca përplaset me makinën, plagoset drejtuesi i “Ford-it”…

Një aksident ku është përfshirë edhe një mjet i ndihmës së shpejtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele (16 prill) në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit.

Një autoambulancë e spitalit të Laçit është përplasur me një automjet tip “Ford” dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Ford”.

Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Ky është një nga kryqëzimet me numër të lartë aksidentesh në rrugët që përshkojnë Lezhën.

Related posts

Tërhiqet kandidati i grupimit të Alibeajt për Bashkinë Lezhë, Sandër Marku…

Ju kujtohet Pipi Çorapegjata? Si duket sot aktorja e famshme (Foto)

Përplasje e ngushtë mes dy palëve, analiza e BIRN: Rama rrezikon të humbasë Bashkinë e Malësisë së Madhe…