Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

VIDEO/ KREU I PSD TOM DOSHI SHTRON IFTAR NË VAU DEJËS…

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe kandidati për kryetar bashkie i PS në bashkinë Vau Dejës Kristjan Shkreli shtruan një iftar për gjithë besimtarët musliman të asaj zone në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Imami i Barbullushit në Vau Dejës Ervis Molla falenderoi për këtë iftar ndërsa uroi që Zoti ta pranojë agjërimin e besimtarëve.

Kreu i PSD Doshi tha se Vau Dejësi është një zonë e veçantë e cila ngjarjet dhe festat fetare i kremton sëbashku me të gjithë komunitetet fetare.

Muaji i madhërueshëm i Ramazanit, është muaji i sakrificës dhe kushtimit ndaj Zotit e fesë si dhe muaji i begatisë e harmonisë fetare, faljes por edhe i bamirësisë për të përballuar me sukses çdo sfidë me qëllim përmbushjen e veprave të mira dhe kënaqësisë shpirtërore e cila kulmon me agjërimin gjatë 30 ditëve.

Related posts

“Në Finlandë, si nënkampione bote, më ofruan një ‘Benz’ që s’e pranova, kurse në Shkodër, kur lashë sportin, një libër të Enverit dhe ‘Axhustator i dalluar’…”/ Dëshmia e legjendës së mundjes…

Spahia me banorët e Trushit: Biseduam për shqetësimet dhe varfërimin që në 12 vite i ka bërë kjo qeveri fshatrave e qyteteve tona

EMRI/ Humb tragjikisht jetën 65 vjeçari, ra në kanalin me ujë në Vukatanë…