Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Margariti: Nis “Muaji i Fotografisë” me foton e Kolë Idromenos…

Ministria e Kulturës e ka “pagëzuar” gushtin si “Muajin e fotografisë”, pasi sipas tyre përkon edhe me Ditën Botërore të Fotografisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka uruar fillimin e muajit gusht me një foto të një rruge në Shkodër, të fotografuar nga Kolë Idromeno.

Gushtin e kemi “pagëzuar” “Muaji i fotografisë”, pasi përkon edhe me Ditën Botërore të Fotografisë!

Ju urojmë sot një muaj të mbarë me një imazh nga një rrugë në Shkodër, fiksuar nga mjeshtri Kolë Idromeno!

I lindur në 1860, në Shkodër, Idromeno ishte nxënës i fotografit Pietro Marubi.

Në moshën 16 vjeçare shkoi në Venecia, ku nisi studimet në Akademinë e Artit. Përveç se për fotografinë, Kolë Idromeno, ka hyrë në histori si piktor, arkitekt, kompozitor, skenograf e urbanist.

Related posts

Bardh Spahia në njësinë Administrative Guri i Zi…

Policia e Shkodres jep detaje për plagosjen në Malësi të Madhe…

47 veçari paraqitet i plagosur me armë zjarri në spitalin e Shkodrës…