Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkoder/ Era e fortë ka rrëzuar disa pemë në qendër të qytetit, duke dëmtuar 4 automjete…

I gjithë territori bashkisë Shkodër që prej mëngjesit të sotëm është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta.

Gjatë paradites, si pasojë e erërave të forta janë regjistruar rënie të pemëve në disa zona të qytetit ku janë shkaktuar dëmë material Kujdes duhet të merret ndaj kësaj situate për të parandaluar dëme të tjera.

Në Njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugorë Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Po punojmë për të hapur rrugën sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të siguruar sigurinë e udhëtarëve. 🚗🚧

Ekipet e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë orëve në vijim 🚒👷

Një apel për të gjithë banorët: Ju lutemi shmangni levizjet e panevojshme në zonat me rrezik dhe qëndroni në kantakt administratorët e Njësive Administrative, administratorët e Rajoneve dhe me faqen zyrtare të bashkisë Shkodër për çdo njoftim të ri sa i takon kushteve metereologjike. 📞🆘

Related posts

Myftinia Shkodër shpërndan 200 pako ushqimore për personat në nevojë…

Ndryshon kalendari i Superiores

Kryebashkiaku Spahia pret ambasadorin e OSBE, në fokus Shkodra dhe zhvillimet në vend…