Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

“Kam punuar mbi 20 vjet për shtatoren e Ndre Mjedës”, skulptori: shkodranët dinë përmendësh një tufë me poezi të tij…

Sadik Spahija është mjeshtri i skulpturës shqiptare. Ai prej vitesh ka bërë shtatore apo busteve madhështore, herë në dimensione klasike e herë në dimensione moderne.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai zbuloi se shtatorja që i ka marrë më shumë kohë, ka qenë ajo e poetit, Ndre Mjedës.

Sipas artistit, i janë dashur mbi 20 vite dhe ndihet shumë krenar, pasi shumica e shkodranëve dinë përmendësh poezitë e Mjedës.

“Mjeda më ka marrë shumë kohë, kam punuar mbi 20 vjet. Kam bërë me dhjetra portrete. Mund të vazhdoja edhe më tej. Shkodranët janë në gjendje të thonë përmendësh një tufë me poezi të tij. Ne jemi rritur me poezitë e Mjedës dhe një miku im letrar thotë që nëse Mjeda do të përkthej mirë do të ishte një autor i jashtëzakonshëm, do të përfaqësonte të gjithë letërsinë shqipe”, tha ai.

Kujtojmë që kjo shtatore u përuruar në nderim të 75-vjetorit të vdekjes së poetit të madh dhe në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë në vitin 2012.

Related posts

Humbja me Teutën, trajneri i Erzenit: Tani duhet të shtrëngohemi mirë sepse ka nisur numërimi mbrapsht

Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papa, dy vrasje që i lidh kokaina…

Kandidati Beci: Hyrja e Shkodrës, hapësira për evente dhe auditori i hapur…