Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Ndalohet gjuetia e peshkut në liqenin e Shkodrës/ OMP thirrje peshkatarëve: Do të jeni objekt kontrolli…

Për dy muaj shkodranët nuk do të mund shijojnë krapin e liqenit të Shkodrës. Nga fillimi i prillit deri në fund të muajit maj është ndaluar rreptësisht çdo lloj gjuetie peshku në Liqenin e Shkodrës, pasi është faza e shumimit të krapit që njihet si peshku tradicional i shkodranëve.

Menaxheri i Organizatës së Menaxhimim Peshkimit Arjan Cinari i bën thirrje peshkatarëve që të respektojnë të gjitha rregullat që përcaktohen në urdhërin për ndalimin e peshkut në liqenin e Shkodrës, në të kundërt thotë Cinari subjektet që konstatohen duke kryer gjueti të paligjshme do tu hiqet licensa për një vit.Në zbatim të urdhrit të Minsitrit të Bujqësisë “Për ndalimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës”, sektori i Inspektimit të Peshkimit në bashkëpunim me OMP Shkodër, AKU dhe Policinë Bashkiake kanë kryer kontrolle në subjektet e magazinimit dhe tregtimit të produkteve peshkore në tregjet e Shkodrës ku është konstatuar shitje e krapit me bazë origjine nga liqeni i Prespës thotë Cinari.

Deri ne hapjen e sezonit te gjuetise per pershkataret e ligjshem, Çinari thote se kontrollet dhe monitorimet do te jene te vazhdueshme. Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Ballkan, sipërfaqja e tij është 368 kilometra katrorë dhe në të janë evidentuar 20 specie bimore dhe 123 specie shtazore ujore të kërcënuara. Këtu përfshihen lloje të rralla speciesh, zhdukja e të cilave do të shkatërronte përfundimisht Liqenin e Shkodrës.

Related posts

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…

“Echoing Beats” në Vilën e Zogut në Shirokë, Spahia: Shkodra mbetet një qendër e rëndësishme për artin e kulturën…

I zhdukur rreth 1 vit më parë, SPAK bën lëvizjen e papritur ndaj Ervis Martinajt…