Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Rama: Rritja e pagave bëhet në 2 hapa brenda 1 viti! Njëra bëhet tani dhe tjetra në buxhetin e vitit të ardhshëm…

Kryeministri Edi Rama mblodhi për një takim të shkurtër punonjësit e kryeministrisë, ku i bëri me dije se si do të bëhet plani i rritjes së pagave. Kreu i qeverisë tha se një rritje do të bëhet tani ndërsa pjesa tjetër në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe për t’ju thënë që është koha të bëjmë rritje rrogash shumë domethënëse.

Rritja e pagave do bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti. Një rritje tani dhe një rritje në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kini parasysh që për zonjat këtu u desh kohë e gjatë që të arrihet pagë dinjitoe, për më të rinjtë po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte breaking neës për sot, tani me vrap te puna. Me vrap thashë jo me hap”, tha Rama.

Related posts

Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi…

Spahia : Ky është një moment historik për t’i thënë stop të keqes duke qëndruar në këmbë! Ne nuk dorëzohemi! Ne do të fitojmë!…

Shtyhet seanca për ankimimin e grupit të Alibeajt për dy Kuvendet…