Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Luizi zbulon kërkesën e pazakontë që i ka bërë Vëllait të Madh: Nëse ndodh se e fitoj…

Me rikthimin e Efi Dhedhes, Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit.

Teksa të katër banorët ishin shtrirë te një krevat, Kiara tha se do i vinte shumë mirë që ta fitonte ai këtë edicion të BB VIP. Duke qeshur Luizi shprehet ‘se nuk del nga aty, vetëm nëse e nxjerr RENEA”.

“I kam bërë kërkesë Vëllai të Madh, nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë, por 12 orë. Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë”, tha Luizi.

Menjëherë Kiara thotë ‘a më the se do ikim në shtëpi?” dhe këngëtari i përgjigjet:

“Duro moj duro. Ti thua se do ma plotësojnë e, të rrinë një staf 1000 vetë duke më parë mua nëpër shtëpi, a je në terezi. Por nëse ma plotësojnë do rri”.  

Related posts

“Nuk ishte kërcënim, donin ta eleminonin”, eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi Ndrecën nga shpërthimi me tritol…

Trajneri i Vllaznisë: Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte. Por, nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes

Bardh Spahia: Kemi ndërtuar një program 4 vjeçar, i cili parashikon investime dhe shërbime për çdo rajon të Shkodrës…