Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sfidat gjysmëfinale! Përballje të forta në fushë…

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot dy çiftet e fazës gjysmëfinale. Vllaznia luan me Egnatian dhe Tirana përballet me Teutën.

Në ambientet e stadiumit “Air Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar shortin e lirë, teksa nga goglat janë zbardhur edhe ndeshjet e mësipërme. Përballjet e para për gjysmëfinalet do luhen në 26 prill dhe ndeshjet e kthimit në 11 maj.

Në bazë të rezultatit të këtyre ndeshjeve, do përcaktohen edhe dy skuadrat finaliste që do përballen në finalen e madhe të 1 qershorit në “Air Albania”.

Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Teuta e ka fituar 4 herë Kupën. Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.

Pas hedhjes së shortit, për mediat folën përfaqësues të klubeve.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet gjysmëfinale:

26 prill ndeshjet e para

Vllaznia – Egnatia

Tirana – Teuta

11 maj ndeshjet e kthimit

Egnatia – Vllaznia

Teuta – Tirana

Related posts

Starova: Vllaznia më duket nuk është as për Europë, kështu si po luan

Operacioni policor “Porosia e Fundit”, bien në pranga 4 të rinj bë Shkodër…

Muaji i Fotografisë/ Përkujtohet Shan Pici, fotografi i alpeve shqiptare