Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Kupa “Agim Tafili” në Çiklizëm, etapa e parë/ Flavio Venomi i Vllaznisë i pari për Junior dhe Veliaj Tirana për Elitë…

Olsi Veliaj i Tiranës për kategorinë Elitë dhe Flavio Venomi i Vllaznisë për kategorinë Junior, janë fituesit e etapës së parë për Kupën Agim Tafili, aktiviteti ky i mbështetur nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit. Ashtu si edhe herët e tjera, tradita e tifozërisë shkodrane ka vijuar me atmosferën e krijuar në finishin e lagjes Parrucë, por edhe më herët duke filluar që nga hyrja e qytetit të Shkodrës e në vazhdim duke krijuar atmosferë festive.

Çiklistët pjesëmarrës, mes të cilëve edhe ato të Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Leonat Kola kanë pedaluar në etapën e parë me itenerarin, Fushë Krujë-Rruga e Velipojës-Torrovicë-Rranxë-Balldre-Torrovicë-Shkodër me distancë 122.6 kilometër. Vendin e parë për kategorinë Elitë e ka marrë çiklisti i Tiranës, Olsi Veliaj, i ndjekur nga Brikel Barçi i Studentit i kategorisë U-23 dhe Tefik Salahi i Tiranës i kategorisë U-23. Mes duatrokitjeve të shumta, i pari për kategorinë Junior ka mbërritur çiklisti i Vllaznisë Flavio Venomi, i ndjekur në vend të dytë nga kolegu i tij i Vllaznisë, Angelio Sula dhe në vendin e tretë Geraldo Boshku i Tiranës.Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm vijon me etapën e dytë, Shkodër- Balldre-Fishtë-Hajmel-Vau i Dejes-Gomsiqe-me finish në Shkodër, 108 kilometar e gjatë.

Related posts

Benet Beci publikon intervisten me Grida Dumën në Top Channel…

Ujësjellësi Shkodër jep njoftim për ndërprerje të ujit me datë 19 shtator…

“E shtunë pas dreke..me Edenjën dhe Edonin”, Benet Beci publikon foto me dy fëmijët…