Shkodra Post
Uncategorized

Shkodër/ Rritet në 8% taksa e infrastukturës…

Me shumë diskutime u miratua edhe projektvendimi për taksën e ndikimit në infrastrukturës, ku taksat janë rritur për bizneset që operojnë në fushën e ndërtimit por jo vetëm, pasi kjo taksë ka përfshirë edhe tregjet.

Ndërkohë, këshilltarët teksa kundërshtuan këtë projektvendim deklaruan se nuk I është vënë në dispozicion studimi të cilën ka marrë si indicia për ndryshimin e taksave.
Rritja e taksës së infrastrukturës do të ndikojë negativisht për ndërtuesit në Shkodër duke i vënë ata në vështirësi. Taksa 8% për ndërtimet do të bëjë që të rrisë ndjeshëm çmimet e shtëpive të pallateve dhe një kosto që do të ndjehet në gjithë sektorët.

Ndërkohë një rritje të taksës ka edhe për zonën e plazhit të Velipojës edhe pse atje ende nuk ka asnjë leje të dhënë. Në plazhin e Shëngjit taksa e infrastrukturës është 6% dhe atje ndërtimet vijojnë ndërsa në Velipojë ku nuk ka asnjë leje, taksa bëhet 8% duke shkaktuar një situatë problematike./starplus/

Related posts

Bardh Spahia: Problemet me të cilat përballen banorët e Njësisë Administrative të Shalës janë të shumta…

Bashkia Shkoder njofton ndërhyrjen në rrugën nga Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” deri në sheshin “Perash”…

Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës…