Shkodra Post
Kronika

Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra penale të ndryshme…

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 46 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, biçikleta me të cilën lëvizte 46-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. A., 21 vjeçe. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë shtetasi E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Z., Ç. D. dhe S. B., 67 vjeç, pasi nga kontrollet dhe verifikimet në terren, u konstatua se kryenin punime ndërtimi në fshatin Theth, pa patur leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 22-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

EMRAT/ Vrasja dhe plagosja e babë e bir dje në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët

M.Madhe/ Kapen 27 sera të mbledhura me Kanabis, arrestohet një përson…

2 aksidente brenda pesë minutash në Shkodër