Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

EMRI/ 20 vjeçari nga Shkodra arrestohet në Portin e Durrësit, poshtë makinës i gjenden dy pako me drogë…

Një 20 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia në Portin e Durrësit, pasi nga kontrolli i imtësishëm në mjetin e tij, nën të, u gjetën të fshehura dy pako me drogë të llojit kanabis, por të përpunuara në formë çokollate.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Endri Bushati. Në vijën e dytë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin tip “Seat” që drejtohej nga 20 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Endri Bushati banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Kryeministri bën jehonë projektëve fantastike të Benet Becit për Shkodrën, një “Venecia” shqiptare…

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…

Shkoder/ Blloku i pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli” do të transformohet tërësisht…