Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

“Ka punuar mirë kopili…” Komunikimet e biznesmenit Pëllumb Gjoka me ish-oficerin e policisë pas vrasjes së Gjin Ndojit

Janë zbardhur të tjera komunikime nga dosja “Metamorfoza” mes grupit që porositi 4 atentate në vitet 2020-2021. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar dosjen me përgjime. Mes atentateve, ishte edhe ai ndaj Gjin Boriçit (Ndojit), i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave.

Atë e donte të vdekur Ervis Martinaj. Por mes tij dhe Behar Brajoviç (Bajri) është aplikuar “metoda me ndërrim”. Pra Behar Bajri ka marrë përsipër vrasjen e Gjin Ndojit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Gjin Ndojit.

Pas vrasjes së Gjin Ndojit, Pëllumb Gjoka ka komunikuar me ish-oficerin e policisë, Ardit Hasanbegajn.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj)?

Ardrit Hasanbegaj: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumb Gjoka: Si duket si dorë?

Ardrit Hasanbegaj: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

Pëllumb Gjoka: Lëreni në kollaren e vet.

Disa orë më vonë, Pëllumb Gjoka komunikon sërish Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, “e njihte DD sepse vëllai i këtij ka takuar Dor Dulin”.

Pëllumb Gjoka i shprehet që, “këta të vrasin dhe të vijnë edhe me u pjek”.

Gjoka komunikon edhe me Behar Brajoviç ku i thotë se ka qenë në varrimin e Gjin Ndojit, por atje nuk ishte Dorian Duli. Për këtë të fundit, Behar Bajri interesohej ta vriste (Lexo më shumë).

“Isha në varrim, por ndejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori nuk ishte”, shprehet ai.

Në varrim kishte qenë edhe Behar Brajoviç.

“Ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm”, i thotë ai.

Në lidhje operacionin “Metamorfoza” të SPAK në pranga ranë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë arrestimit, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka.

Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga është edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim Ervis Martinaj, Behar Bajroviç dhe Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt./tvklan.al

Related posts

Policia e Shkodres jep njoftimin zyrtar për vrasjen e të miturit në fshatin Dajç…

Benet Beci: Projektet strategjike: Përfundimi i rrugës së re të Velipojës dhe ura mbi Bunë…

Luizi lë Tiranën dhe shkon direkt në Shkodër, zbulohet arsyeja…