Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Ura e Mesit, tërheqëse për turistët e huaj/ Turistët: Arkitektura e kësaj ure mjaft e veçantë…

Megjithëse jemi jashtë sezonit turistik qyteti i Shkodrës vijon të vizitohet nga turistët.

Turistët e huaj që zgjedhin qytetin e Shkodrës për të vizituar, është e pamundur të mos ndalen tek Ura e Mesit.

Kjo urë është kthyer  në një pikë tërheqëse për turistët

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.

Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 5 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.

Related posts

Spahia: Mirënjohës që frymën e fitores po e përcjellin kudo, të rinjtë e të rejat, kryefamiljarët dhe zonjat e Shkodrës…

Policia gjen 80 fidanë kanabis në Koplik i sipërm, procedohet penalisht në gjendje të lirë 16 vjeçari…

“Logu i Bjeshkëve”, promovim i turizmit dhe trashëgimisë kulturore…