Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Kush është sponsor gjeneral i Vllaznisë për sezonin futbollistik 2023-2024…

-SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor gjeneral i Klubit të Futbollit “Vllaznia”

Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania me aktivitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe prezente në treg që prej vitit 1999, do të jetë sponsor gjeneral i Vllaznisë për sezonin futbollistik 2023-2024.

Ne jemi shumë krenar për këtë bashkëpunim duke qenë të sigurtë se, me mbështetjen e “SIGAL UNIQA”, do të ecim drejt suksesit.

Duke nisur nga ndeshja e javës së parë të “Abissnet Superiore”, kundër Kukësit, Vllaznia do të zbresë në fushën e lojës me uniformat e reja që mbartin logon “SIGAL UNIQA”.

Related posts

Kryebashkiaku Spahia inspekton punimet në shkollën “Azem Hajdari”…

Kryeministri Rama nxjerr pamjet: Ja si do të duket moli i ri i Shkodrës

Myslimani që kujdeset për kishën/ Prej më shumë se një shekulli familja Ibraj kujdeset për kishën e Shën Gjonit…