Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Marrin flakë dy automjete në Velipojë mëngjesin e sotëm…

Velipojë, Shkodër/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në rrugën nr. 9, Velipojë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Related posts

Të enjten, vërshime lumenjsh e rrëshqitje dherash në Shkodër e Kukës…

Trajneri i Vllaznisë: Luajtëm me stres, mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen. Nuk ishte aspak e…

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë…