Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Aplikimet për pasaporta dhe ID, zyrat e “IDENTITEK” të hapura edhe dy të shtuna në vijim

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 Gusht.

Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.

Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë bëhet në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni. Kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.

Njoftimi: 

NJOFTIM – ZYRAT E APLIKIMIT “IDENTITEK” TË HAPURA EDHE 2 TË SHTUNAT NË VIJIM

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.

Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.

Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni.

Kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.

Related posts

I riu shkodran në USA, KEVIN SEKNIQI dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga termeti në Turqi…

Gjykata e Shkodres lë në “arrest shtepi” autorin e dyshuar për serat me kanabis…

Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale…