Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vrasja e Nikolin Lekstakaj, gjendet një automjet i djegur në Gjadër, brenda kishte një kallashnikov…

Një automjet i djegur është gjetur nga policia e Lezhës pas vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj.

Automjeti me xhama të zinj, është gjetur në zonën e Gjaderit të Lezhës. 

Nga kontrolli i policisë brenda saj është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov.

Nga verifikimet dhe provat e deri tanishme policia përveç pistës së gjakmarrjes po përforcon edhe pistën e hakmarrjes.

Sipas hetuesve viktima në fjalë ka pasur disa konflikte në të kaluarën që nuk lidhën më gjakmarrjen.

Nga zona ku ka ndodhur vrasja e deri tek vendi ku është gjetur makina e djegur llogariten rreth 10 km çka autoreve iu është dashur më pak se 10 min për të shkuar në atë zonë dhe për ta djegur makinën.

Related posts

Malësi e Madhe/ Goditi me mjet prerës vëllanë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari

Sfida me Tiranën, Vllaznia ka një apel për tifozët

Benet Beci përplaset me analistët! Planet për Shkodrën e fondet “pa limit” nga Rama…