Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci në Theth, interesohet për problemet e zonës turistike…

Sot në Theth. Problemet e furnizimit me energji elektrike i kemi diskutuar në terren me përfaqësues të Hec-it Ndërlysaj, që realizon furnizimin me energji elektrike në zonë dhe të OSHEE-së. Palët u angazhuan të finalizojnë brenda këtij muaji investime konkrete dhe mirëmbajtje, që do t’u japin zgjidhjet e duhura banorëve, bizneseve dhe turistëve të shumtë në zonë.

Mbetjet janë një tjetër problem. Zgjidhja duhet ofruar nga secili, ndaj pronarët e bujtinave do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe operatorin që i grumbullojnë e heqin ato. Një përfaqësi e bizneseve aty po ngrihet që të dakordësojnë nxjerrjen e mbetjeve në orare fikse e t’i respektojnë ato, ndërsa operatori tashmë po e bën grumbullimin e heqjen e tyre jo më një, por dy herë në javë.

Related posts

Mbrojtësi i Egnatias: Jemi ekipi më i mirë sot për sot. Një mesazh edhe për trajnerin e kombëtares

Emri i ish-futbollistit të Vllaznisë nis të qarkullojë në Angli. E kërkojnë dy klube të Premier Ligës

OSHEE Shkodër jep njoftimin për abonentët, stakim energjie me datë 16 Gusht…