Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak…

Shkodër/ Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në banesën e shtetasit Gj. M., banues në lagjen ‘’Skënderbeg’’, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

VIDEO/ Tom Doshi: Puka të votojë Gjon Gjonaj dhe PSD…

Benet Beci shpalos një nga pasionet e tij të kahershme, uron mirëmëngjes nga Velipoja…

Bardh Spahia takim me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina…