Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Gjykata e Shkodres jep “Masen e Sigurisë” për Lekë Vuksanin…

Arrest me burg për 34-vjeçarin Lekë Vuksani, autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 34-vjeçari nuk ka folur, por ka lënë të flasë avokatin e itj. Mbrojtësi ligjor i tij, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit e masës së sigurisë arrest me burg me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vatë Stakaj duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

Related posts

Vllaznia nuk arrin të fitojë ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”, skudrat ndajnë pikët…

Kanosi një shtetase në celular, procedohet i riu në Shkodër…

Banorët e Thethit ngrihen në protestë/ Shkak i protestës është bërë mungesa e energjisë në këtë zonë…