Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Enea Jorgji rikthehet në fushë për ndeshjen e Vllaznisë

Enea Jorgji rikthehet të gjykojë në Abissnet Superiore. Pas më shumë se një muaji larg bilbilit, arbitri i kolegjiumit të Elbasanit rikthehet në gjykim të një ndeshje.

Në sfidën e “Elbasan Arena” mes Kastriotit dhe Vllaznisë është caktuar pikërisht Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet nga bashkëqytetarët e tij Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti, ndërsa arbiter i katërt është caktuar Olti Çela nga Lushnja.

Në sistemin VAR do të jetë Florjan Lata nga Durrësi kurse në AVAR do të jetë Emanuela Rusta nga Elbasani.

Delegat i takimit eshte vendosur Eduard Gjini nga Tirana ndërsa vëzhgues i arbitrave është caktuar Sokol Çekaj nga Laçi. /newsport.al

Related posts

Aksident në qendër të Shkodrës, makina përplas kalimtaren në vijat e bardha…

VIDEO/ Rrëfimi me lotë në sy i Luizit: Benet Becit i jam mirënjohës gjithë jetën, më ndihmoi vetëm pse isha shkodran…

LAJMI I FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve, ja sa do të tregtohen nafta, benzina dhe gazi