Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Trajneri i Vllaznisë: Lojtarët dhanë gjithçka nga vetja, ja gjendja e Balaj

Vllaznia u ndal vetëm në fund nga Kastrioti në një barazim 2-2, duke i prishur punë shkodranëve në garën për Europë. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Goce Sedloski, u shpreh i zhgënjyer që skuadra en tij nuk arriti dot të merrte tre pikët.

Sa zhgënjim ka që nuk e mbajtët dot fitoren 4 minutat e fundit?

Për të gjithë ne ka një zhgënjim të madh. E kemi pasur çdo gjë në dorën tonë. Pësuam dy gola një në fund të pjesës së parë dhe një në fund të pjesës së dytë. Edhe pse ishim me 10 lojtarë, kishim mundësinë për ta zgjidhur ndeshjen. Nuk e shënuam golin e tretë. Kur sheh rezultatin 2-2 nuk mund të jemi të kënaqur.

Përqendrimi te Kupa për të arritur objektivat e Vllaznisë…

Të vjen keq që nuk i morëm këto tre pikë. Normalisht që do të mendojmë për ndeshjen e Kupës. Sa i takon karakterit, të gjithë lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja. Sidomos në pjesën e dytë, kur kundërshtari nuk krijoi asnjë shans. Nuk ja dolëm ta mbajmë deri në fund. Nga nesër do të mendojmë për ndeshjen e Kupës.

Gjendja e Balajt dhe sërish Kaina titullar?

Ai dy ditë para ndeshjes nuk ka bërë stërvitje. Ka dhënë një sinjal që mund të lozte sot. Por që në minutën e 10’ kishte dhimbje dhe duhet ta ndërroja. Kemi pasur disa probleme, gjë që është reflektuar me ndryshimet në formacion. E vetmja gjë që më vjen keq është që pësuam golin e dytë.

Nuk është vetëm Bekimi i dëmtuar. Është edhe Gurishta. Shpresoj që për këto tre javë që kemi para vetes çdo gjë ka për të shkuar mirë”, u shpreh Sedloski për “Oversport”. /panoramasport

Related posts

I dënuar me 12 vite burg në Itali, arrestohet 38-vjeçari nga Shkodra në Morinë

Velipojë/ Plas sherri për Shezlonget, tre të rinj kanosin 64 vjeçarin…

Bardh Spahia: Rinia do të jetë bashkëudhëtare e ndryshimeve që Shkodra do të ketë në drejtimin tonë 4-vitet në vazhdim