Shkodra Post
AktualitetSport

Malota paralajmëron Vllazninë për kupën: Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në finale se gjynah ky ekip të mos e konkretizojë atë epërsi

Renato Malota ka qenë protagonist i fitores 2-0 të Egnatias ndaj Bylisit, pasi goli i tij ishte ai që i dha avantazhin skuadrës.

“Që para gjysmëfinales së parë të Kupës kam pasur probleme me gjurin, jo shumë serioz, por do kohën e rikuperimit, gjë që nuk e kemi pasur se po luajmë çdo 3-4 ditë. Janë ndeshje të rëndësishme dhe duhej të sakrifikoja. Përsëri kemi ndeshjen e Kupës, nuk kam momentin të pushoj, por do të shtrëngoj dhëmbët, nuk kam rrugë tjetër.

Normalisht jam i lumtur për golin se ishte e vështirë, dihet tashmë që na mbrohen dhe është e vështirë t’i çajmë. Goli im hapi lojën. Pastaj kishim mundësi të bënim të tjerë, e rëndësishme është që morëm tre pikët. Goli është për trajnerin, për vështirësitë që po kalon.

Tani jemi në gjysmë të rrugës se na pret një ndeshje shumë e vështirë e Kupës ndaj Vllaznisë. Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në finale se gjynah ky ekip të mos e konkretizojë atë epërsi.

Po Milani në finale? Sigurisht, Milani të rreh me fanellë”, tha Malota për “Oversport” pas ndeshjes. /panoramasport

Related posts

Shkodër/ Vijon operacioni policor anticannabis i koduar “Vukpalaj”, në pranga 44 vjeçari…

Media RTVE e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive të Kalasë Rozafa.

Benet Beci: Mirëmëngjes me pamjen 3D dhe pamjen reale të Muzeut “Marubi”…