Shkodra Post
AktualitetSport

Karakaçi sqaron të vërtetën e kartonit të kuq ndaj Tiranës

Ndesheshin vendi i fundit dhe kryesuesit, por ajo mes Tiranës dhe Kastriotit në “Elbasan Arena” rezultoi të ishte një përballje shumë e luftuar dhe e barabartë deri në minutat e fundit, kur eksperienca e bardhebluve doli në pah dhe Hila arriti të shënojë një gol të vyer, që i mbajti kampionët në fuqi 5 pikë larg Partizanit.

Nga ana tjetër Kastriotit i bëhet shumë më i vështirë misioni i mbijetesës. Sa më shumë kalojnë javët, aq më shumë rritet presioni për lojtarët e krutanëve, që ndonjëherë e shfaqin këtë edhe në fushën e lojës, duke rënë pre e provokimeve të kundërshtarëve.

Kështu ndodhi me Abaz Karakaçin, i cili mesa u pa në kamera pati një përplasje të fortë fizike me Regi Lushkjen.

Në një reagim ekskluziv për “Panorama Sport”, kapiteni i Kastriotit tregon të vërtetën e tensionit, që çoi në përjashtimin e tij dhe më pas edhe të Adolf Selmanit, duke e lënë skuadrën me 9 lojtarë. Karakaçi shprehet se “strumbullari” i tensionit ishte Visar Bekaj.

“Tensionin nuk e provokoi Lushkja dhe nuk kisha asgjë me të në atë moment. Unë e kisha me portierin e Tiranës, Visar Bekajn, i cili pasi u shënua goli i Tiranës, ka lënë portën e tij dhe ka vrapuar deri në zonën tonë për të na provokuar dhe ofenduar.

Në atë moment Lushkja ka ardhur të mbrojë shokun e tij dhe situata shkoi në gjendjen që të gjithë pamë”, u shpreh Karakaçi.

Kapiteni Karakaçi dhe mbrojtësi Adolf Selmani do të mungojnë të shtunën ndaj Vllaznisë për shkak të kartonëve të kuq që morën kundër Tiranës. Gjithashtu mbrojtësi i djathtë, Eneid Kodra, do mungojë për shkak të pezullimit nga Disiplina.

Nga ana tjetër, për trajnerin Çela do të ketë tri rikthime shumë të rëndësishme, pasi mbrojtësi i majtë, Armando Rami, si dhe sulmuesit e krahut, Redon Mihana dhe Bedri Greca, kanë shlyer pezullimet.

Related posts

Një nxënës godet me karrige kokës mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”…

Shkodër/ Mashtroi duke i shitur dikujt një makinë që s’e kishte në pronësi, arrestohet 52-vjeçari…

Asfalt elektoral apo tallje elektorale e Bashkisë Shkodër??!!/ PS denoncon Bashkinë Shkodër…