Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci: Projektet strategjike, Shkodra e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore: Muzeu i ri i Lundrimit, simbol i peisazhit urban e kulturor të një Shkodre të transfomuar…

Projektet strategjike, Shkodra e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore: Muzeu i ri i Lundrimit, simbol i peisazhit urban e kulturor të një Shkodre të transfomuar.

Nëpër shekuj shumë udhëtarë kanë vizituar Shkodrën duke na lënë një përshkrim shumë të detajuar të portit, udhëtimit përgjatë Bunës dhe anijeve të bukura që lundronin në liqenin e Shkodrës. Ata ishin të impresionuar nga fauna dhe flora, bukuria e peisazhit dhe pasuria kulturës së banorëve, kulturë e cila shumë kollaj mund të perceptohej me një vizitë në Pazarin e famshëm të Shkodrës. Shumë nga këto udhëtarë krijuan lidhje të forta me Shkodrën si Edit Durham, që e përshkruante Shkodrën si një mike të vjetër, që e priste me ngrohtësi sa herë ajo kthehej. Por kultura është delikate dhe e bukura mund të shkatërrohet kollaj. Asnjë nga këta udhëtarë të famshëm zor se do e njihte sot këtë pjesë të Shkodrës për shkak të katrahurës urbane që mbizotëron dhe i ka gllabëruar qytetin zemrën e tij të vjetër. Historia na mëson se proceset mund t’i kthejmë. Është detyra e vendimmarrësve dhe e profesionistëve që e duan këtë qytet për të dhënë një vizion që i ruan këto kujtime të qytetit dhe i transformon ato në asete që e ndryshojnë imazhin e qytetit,duke tërhequr turizëm dhe gjeneruar ekonomi. Është detyra jonë të marrim vendime kurajoze që do të lejojnë Shkodrën të lulëzojë edhe njëherë si një kryeqytet kulturor i Shqiptarisë.

Arkitektura

Muzeu i lundrimit formohet nga dy volume të vendosur njëri mbi tjetrin; një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe “varka pluskuese” në pjesën e sipërme.
Volumi i poshtëm ka formën e një kodre artificiale. Pjesa e jashtme ka shkallë dhe një çati të gjelbër. Varka pluskuese është një strukturë e përbërë nga tuba çeliku të lidhur më njëri- tjetrin për të krijuar një rrjetë tre-dimensionale; një volum i frymëzuar nga forma elegante e mjeteve tradicionale qe kanë lundruar në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Disa shkallë të lehta të lejojnë të ngjitesh dhe të arrish në platforma me pamje mbi lumin dhe parkun Buna. Identiteti pamor i muzeut bazohet në siluetën e ndërtesës që në të njëjtën kohë mund të interpretohet si një varkë tradicionale që po lundron në ujërat rreth Shkodrës. Do të kthehet në një pejsazh urban simbol të Shkodrës së transformuar.

Muzeu

Muzeu do të ketë një ekspozitë të përhershme, një kënd për fëmijë, një laborator për rikrijimin e varkave dhe një dhomë edukative. Ekspozitat bazohen në paraqitjen e artifakteve, fotografive, modeleve, replikave dhe dokumenteve që mund të komunikojnë me vizitorin pa pasur nevojë për shumë shpjegime. Mënyra klasike e komunikimit plotësohet me teknologjinë moderne për të krijuar një lidhje me sistemet e komunikimit të shek.. 21 si Interneti, mediat sociale dhe realiteti virtual.
Ekspozita e përhershme do të ketë pesë ndarje kryesore:
Lembusi Ilir, simbol i Shkodrës Kryeqytet I Labeatëve.
Takja dhe peshkimi në liqen e Bunë.
Lundra dhe zhvillimi i pazarit të Shkodrës.
Avullorja dhe udhëtarët e famshëm.
Porti i Shkodrës gjatë luftrave Ballkanike.

Related posts

Benet Beci takon banoret tek ish- zooteknika : Banoret jetojne me mungesen e plote te vemendjes…

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia me trajner të ri

Vau i Dejës/ Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari…