Shkodra Post
AktualitetSport

Para sfidës me Kastriotin, trajneri i Vllaznisë thërret në stërvitje 6 lojtarë të Akademisë

Humbja me Egnatian ende nuk është kapërdirë mirë në kampin e Vllaznisë. Një disfatë e tillë me rezultatin 0-4 përpara publikut shkodran është shumë për një ekip që Kupat e Europës i konsideron objektiv minimal.

Ajo humbje tani duhet të hidhet pas dhe skuadra vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Kastriotin.

Trajneri Sedloski ka marrë vendimin për të thërritur në ekipin e parë plot 6 lojtarë nga akademia.

Jukaj, Cungu, Zaganjori, Ara, Dodaj e Selmani janë talentët që u stërvitën sot me skuadrën.

Tekniku maqedonas ndoshta dëshiron të dërgojë një mesazh për lojtarët titullar që një performancë si ajo me Egnatian do të ketë pasoja. /newsport.al

Related posts

PS Shkoder denoncon Spahinë: Me paratë e buxhetit, me paratë e qytetarëve, bëjnë postera dhe aktivitet për fushatë elektorale…

Luizi -Bledit:“Ti mendon se do qëndrosh deri në fund?”

Mbeturinat mbushin brigjet e lumit Kir/ Banorët: Ky fenomen vijon prej vitesh…