Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Vau Dejës, PD denoncon bashkinë për abuzime me ndihmën ekonomike

Partia Demokratike Dega Vau Dejës, denoncon sot para opinionit publik, veprimin e ulët dhe aspak të moralshëm të Administratës së Bashkisë Vau Dejës.
Abuzimi i punonjësve të sotëm të Bashkisë Vau Dejës, nuk kursen as familjet më në nevojë shtresën që kërkon më shumë përkujdesje, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Janë me dhjetëra, denoncime që vijnë çdo ditë pranë degës së Partisë Demokratike në Vau Dejës, të cilat vërtetojnë këtë sjellje flagrante të Administratorëve të Ndihmës Ekonomike të cilët po heqin nga lista familje me minimumin jetik.
Më dhjetëra familje janë hequr vetëm gjatë muajve të fundit, ndërkohë që ajo që e bën me të rëndë këtë abuzim është zëvendësimi me dhjetëra të tjera pa plotësuar as dhe një kriter të vetëm
Varfëria nuk ka ngjyrë e as parti, por kjo nuk merret për baze nga administrata e sotme e Bashkisë Vau Dejës.
Në shkelje flagrante të ligjit, dhe pa asnjë kriter këto familje nuk do të marrin as atë lëmoshë që I jep shteti dhe përballë varfërisë së tejskajshme përballen edhe më këtë diskriminim që i bëhet atyre.
Përfitues selektiv, të cilët sa vijnë e shtohen kur çdo ditë e më tepër i afrohemi fushatës elektorale, para të cilat do të përdoren për të blere votat e familjeve në varfëri të tejskajshme, po aq me keq kur në këto lista ka me dhjetëra raste të përfituesve që as nuk jetojnë në territorin e Bashkisë Vau Dejës, por janë emigrantë në shtete të ndryshme të Europës.
Ftojmë organet e Drejtësisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit të nisë sa më parë hetimet për të zbardhur këtë vjedhje të hapur dhe abuzim me fondet e ndihmës ekonomike të cilat që sot kanë nisur të përdoren për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 Majit.

Partia Demokratike Dega Vau Dejës do të denoncojë me forcë çdo abuzim që behet në kurriz të banorëve të bashkisë Vau Dejës, ndërkohë që ftojmë administratën të heq dorë nga këto skema mashtrimi dhe abuzimi në dëm të familjeve në vështirësi ekonomike.

Deklarate e Kryetarit të Partisë Demokratike Dega Vau Dejës.
Benard Ndreca

Related posts

Oficerë policie në çdo shkollë, ministrja e arsimit tregon si do të funksionojë…

“Në Festivalin e RTSH-së, ja ndryshuan titullin e këngës dhe i vënë emrin e nipit të Enverit, në ‘99-ën, një ‘kantautor’ korçar, ja përvetësoi…”! / Historia e trishtë, e autorit të “Lulja e Majit”!

Benet Beci: Bashkë mund të bëjmë punë të mira për Shkodrën. Ju e keni në dorë!