Shkodra Post
AktualitetSport

Shkëmbi: Egnatia ia doli të zvogëlojë Vllazninë

Superliga ka hyrë në një fazë të nxehtë, teksa skuadrat po luftojnë për arritjen e objektivave sezonal. Tirana kryeson kampionatin me 5 pikë më shumë se Partizani, ndërsa Egnatia renditet e 3-ta. Në mesin e tabelës pasi nuk kanë përmbushur pritshmëritë janë Teuta dhe Vllaznia.

Në vendin e tetë bie në sy Kukësi, sakaq klasifikimi mbyllet nga Bylis dhe Kastrioti. I ftuar në “Sport News” në “News 24”  ishte trajneri i njohur, Bledi Shkëmbi.

Vllaznia – Egnatia- Egnatia e meritoi fitoren. Të luash ndaj Vllaznisë është e vështirë. Egnatia ia doli të zvogëlojë shkodranët, sot mori 3 pikë shumë të vlefshme.

Tirana-Kastrioti – Është e vërtetë që fati është me më të mirin. Tirana ka bërë një ndeshje të mirë ndaj një rivali të fortë. Unë e pash ndeshjen me vëmendjen, pjesën e parë ua vështirësi jetën bardhebluve.

Kastrioti për skuadrat që luajnë futboll të fortë, bëhet agresiv. Është edhe meritë e tyre, gjithashtu ndikon edhe fati.”

Related posts

EMRAT/ Ja kush janë 51 anëtarët e rinj të këshillit bashkiak Shkodër…

Kryebashkiaku Spahia: Shkodra nuk ka bërë kurrë kompromise mbi të ardhmen e saj…

Shkreli: Rruga që lidh Malin e Jushit me Trushin do të asfaltohet! Fshati do të ketë një park çlodhës!…