Shkodra Post
AktualitetSport

Duka: Me tre stadiumet e reja do të jemi vendi më i mirë në rajon për…

Është zhvilluar sot Konkursi Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit, ku garojnë për finalen 3 studiot prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është gjithashtu pjesë e jurisë që do të përzgjedhë edhe projektin fitues.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka theksoi se qytetin i Durrësit e meriton një investim të tillë, që do të ketë një impakt të madh në jetën ekonomike e sportive të qytetit.

Sipas tij, të gjitha investimet e bëra në stadiume janë fryt i bashkëpunimit të shkëlqyer dhe i bashkimit të forcave mes Federatës Shqiptare së Futbollit dhe qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehu bindjen se me investimet e reja Shqipëria do të bëhet vendi me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.

Gjithashtu, Presidenti Duka bëri edhe një herë thirrje për të mbështetur nismën e FSHF-së për ndërtimin e fushave të reja stërvitore që do të nxisin edhe më shumë zhvillimin e futbollit në vend.

Related posts

Dy rrugë behem me një sens kalimi për automjetet, bashkia Shkodër jep njoftimin…

Kush është sponsor gjeneral i Vllaznisë për sezonin futbollistik 2023-2024…

Benet Beci: Projektet strategjike, Shkodra e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore: Muzeu i ri i Lundrimit, simbol i peisazhit urban e kulturor të një Shkodre të transfomuar…